Sot fillon Epopeja e UÇK-së
Sot shënohet përvjetori i Epopesë së UÇK-së.
Më 5, 6 dhe 7 mars 1998, forcat serbe kryen një prej krimeve më të rënda, duke vrarë gjithë familjen e komandantit Adem Jashari.
Ky ishte sulmi i tretë i ushtrisë së Serbisë, që rezultoi fatal për më shumë se 50 anëtarë të familjes Jashari.
Ky moment, do të ishte moment kthese, duke mobilizuar UÇK-në dhe botën ndërkombëtare për krimet që Serbia po kryente në Kosovë.
Në kuadër të shënimit të 27-vjetorit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, dhe kryeministri Albin Kurti do të marrin pjesë në ceremoninë e rreshtimit të kuadrateve të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK).
Po ashtu, më herët gjatë ditës, në orën 10:00, do të mbahet mbledhja solemne e Qeverisë së Republikës së Kosovës për shënimin e 27-vjetorit të Epopesë së UÇK-së, që do të zhvillohet në ndërtesën e qeverisë.