Smajljaj: Sistemi ETIAS aktualisht u kërkohet vetëm kosovarëve
Profesori universitar Avdi Smajljaj ka komentuar “kushtin francez” lidhur me liberalizimin e vizave për Kosovën.
Ai ka thënë se vendosja si kusht i sistemit ETIAS për kosovarët është diskriminuese.
Sipas tij, ky sistem i të dhënëve tani iu kërkohet vetëm qytetarëvë të Kosovës.
“Dompas – ETIAS. Dompas ishte lloj i pasaportës me të dhëna shtesë (ndër të tjera me të dhëna për vlerësimin tuaj nga punëdhënësi) që u kërkohej ta mbanin çdo here me vete qytetarëve me ngjyrë në regjimin e Apartheidit në Afrikën e Jugut. ETIAS si sistem i të dhënave që ende nuk ekziston, aktualisht u kërkohet vetëm qytetarëve të vendit tonë”, ka shkruar ai.