Smajljaj: Shëndetësia po bëhet çdo ditë e me keq
Profesori universitar Avdi Smajljaj ka kërkuar buxhet shtesë për shëndetësinë.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se ky sektor po bëhet çdo ditë e me keq.
“Buxheti eshte i doemosdoshem per shendetesine. Por, perderisa mungojne politikat qe e rregullojne kete sektor, nese edhe i tere buxheti alokohet per shendetesi ai mund te shpenzohet koti, ose mund te perfundoje ne spitalet jashte vendit. Institucionet bejne punen e OJQ-ve, bejne thirrje per te bere shendetesine prioritet. Kujt i bejne thirrje nuk dihet. Ajo qe dihet eshte se shendetesia eshte cdo dite e me keq”, ka shkruar Smajljaj.