Smajljaj radhitë disa problem që nuk mund të zgjidhen me “spote propagandistike”
Profesori i Shkencave Politike, Avdi Smajljaj, ka shkruar rreth video-spotit të Lëvizjes Vetëvendosje e cila akuzon pushtetet e kaluara dhe etiketon ish-figurat qeverisëse në vend. për, sipas tyre, shkatërrimin 20 vjeçar të shtetit.
Smajljaj në një shkrim në llogarinë e tij ka radhitur disa probleme në Kosovë, që sipas tij nuk zgjidhen me propagandë.
Profesori mendon se me “spote propagandistike” mund të vihet në pushtet por jo të qëndrohet gjatë.
Status i plotë:
Me spote propagande:
- nuk ndërtohet rruga PR - Podujevë
- nuk ndërtohet rruga PR - Mitrovicë
- nuk ndërtohet rruga PR - Pejë
- nuk ndërtohet rruga PR - Gjilan
- nuk ulet inflacioni
- nuk përballen ktizat ekonomike
- nuk rritet mirëqenia e qytetarëve
- nuk përmirësoher cilësia në arsim
- nuk rregullohet shëndetësia
- nuk arrihen njohjet nga shtete tjera
- nuk anëtarësohemi ne komunitetin ndërkombëtar
- nuk rriten prodhimet bujqësore
- nuk vijnë investime nga jashtë
- nuk hapen vende të reja pune
- nuk përmirësohet drejtësia
- nuk përmirësohet gjendja me furnizim me energji
- nuk përmirësohet gjendja e ajrit
- nuk përmirësohet pastërtia e lumenjëve
- nuk zhvillohet demokracia e liria
- nuk përmirësohet mbrojtja e të drejtave të njeriut
- nuk ...
Me spote propagande:
- mund të kënaqen përkohësisht inatet e qytetarêve të painformuar sa duhet
- mund të arrihen polarizime shoqërore e politike
- mund edhe të vihet në pushtet, por jo edhe të qëndrohet gjatë.
Punë.
Faleminderit, s'kemi nevojë për propagandë. S'na hynë punë gjë.