Smajljaj: Bashkëpunimi me KFOR-in dhe koordinimi me ShBA-në është i domosdoshëm
Profesori Universitar, Avdi Smajljaj ka thënë se është e domosdoshëm bashkëpunimi me KFOR-in për të mbajtur gjendjen e sigurt dhe nën kontroll.
Smajljaj ka thënë se koordinimi me ShBA dhe shtetet tjera aleate është i domosdoshëm për një zgjidhje funksionale dhe të qëndrueshme.
“Më mirë do të ishte sikur vetë si shtet sovran të zgjidhnim problemet e brendshme, por shkalla e sovranitetit varet direkt nga kapacitetet që ka vendi, të cilat aktualisht në rastin tonë nuk po tregohen të mjaftueshme. Është luks i madh përpjekja për përfitime politike me gjendjen e krijuar tanimë, qoftë nga partitë në pozitë, duke i paraqitur zhvillimet si sukses (i cili nuk është aktualisht), apo partitë në opozitë duke i paraqitur zhvillimet si dështime”, ka shkruar ai.
Tutje ai ka thënë se Vuqiç dhe politika e Serbisë është kundër shtetit të Kosovës në përgjithësi.
“Thjeshtësimi i kërcënimit nga Serbia drejt një individi ose politikani është personalizim i politikës dhe pëpjekje për përfitime politike nga gjendja e krijuar. Vucic është edhe kundër Agronit, edhe kundër Albinit, edhe kundër Arbërit, edhë kundër Hanës, edhe kundër të gjithë atyre që janë pro shtetit të Kosovës”, ka shkruar Smajljaj.