“Skllotë” – Valon Syla komenton zhvillimin më të ri për vizat - NACIONALE

“Skllotë” – Valon Syla komenton zhvillimin më të ri për vizat

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Gazetari Valon Syla, ka komentuar zhvillimet e ditës së sotme.

Ai është ndalur, sidomos tek zhvillimi i fundit në lidhje me procesin e liberalizimit të vizave, duke e përdorur një fjalë që e pati bërë të famshëm, ish Presidenti Hashim Thaçi.

Skllotë, ka shkruar Syla.

Tutje ai ka ironizuar me zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi, duke e lidhur me një sekuencë të filmit nëntori i dytë, kur personzhi kryesor ai i Ismail Qemailit, në një situatë të pafavorshme, kur karrocja me të cilën po udhëtonte drejt Vlorës, i kishte mbetur në baltë, ai thoshte: “më habit qendrimi i Francës”

Sipas Sylës këto fjalë i ka thënë sot edhe zëvendësi i Kurtit.

Postimi i Sylës:

“Kuvendi i Berlinit 2022.

Dhe Napoleon Kurti përfaqësues. Moment interesant historik me kujtesa të idhëta.

Ta kqyrim.

Sa për fillim Vizat na i bllokun, ende pa mbërri mirë.

Bislla po thotë më habiti, qëndrimi i Francës.

Lajme të ngjashme