Situatë e rënduar në Pejë: Vdes një fëmijë, lëndohen katër persona - dy lagje më të rrezikuara - NACIONALE

Situatë e rënduar në Pejë: Vdes një fëmijë, lëndohen katër persona - dy lagje më të rrezikuara

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Situatë e rënduar është në komunën e Pejës, pas vërshimeve atje, ndërsa fatkeqësisht një fëmijë i moshës pesë vjeçare ka ndërruar jetë. Po ashtu, katër persona kanë mbetur të lënduar.

Kjo është konfirmuar për Nacionalen nga drejtori mjekësor në Spitain e Pejës, Besnik Ibra, i cili tha se katër të lënduarit po marrin trajtim mjekësor.

Një fëmijë i moshës 5-vjecare është viktime. 4 persona të tjerë janë të lënduar. Po marrin trajtim mjekësor”- ka thënë Ibra nga Spitali i Pejës.

Nacionale e ka kontaktuar edhe policinë e Kosovës për të marrë detaje rreth këtij rasti, por deri në këto momnete nuk kemi marrë përgjigje.

Ndërkohë, zëdhënësi i Komunës së Pejës i tha Nacionales se gjendja ka filluar të qetësohet, megjithëse, lagjet më të rrezikuara mbesin “Asllan Qeshmja” dhe “Fidanishtja”.

“Situata ka filluar që të qetësohet. Lagjet Asllan Qeshmja dhe Fidanishtja janë më të rrezikuara. Ekipet kanë dal në terren.” – tha ai.

Vlen të theksohet se në disa zona të Kosovës sot ka pasur reshje shiu, por situatë më e rënduar ka qenë në komunën e Pejës.

Nacionale ka siguruar disa pamje nga vendi i ngjarjes, ku shihet se ka pasur përmbytje.

Po ashtu, edhe rrugët janë bllokuar dhe është pamundësuar lëvizja.

Lexuesit e Gazetës Nacionale kanë dërguar pamje nga vendi, ku shihet se uji ka përmbytur rrugët e këtij qyteti.

Reshjet e shiut gjithashtu kanë vështirësuar qarkullin në trafik, ku disa makina kanë mbetur në rrugë.

Lajme të ngjashme