Vrasja e Liridona Ademajt: Raportohet për arrestimin e personit të katërt - NACIONALE

Vrasja e Liridona Ademajt: Raportohet për arrestimin e personit të katërt

2 vjet më parë

nga NACIONALE

(E perditësuar) 19:48

Gazeta Sinjali ka raportuar se është arrestuar edhe një person i katër që dyshohet se është i përfshirë në rastin e vrasjes së Liridona Ademajt.

Sipas burimeve të këtij mediumi, i arrestuari është T.D. nga Komuna e Gjakovës.

I dyshuari është arrestuar nën dyshimet se ka siguruar armën e krimit për personat e tjerë të dyshuar lidhur me vrasjen e Liridona Ademajt.

Gazeta Nacionale ka tentuar të marrë një konfirmim zyrtar në lidhje me këtë, por deri në publikimin e këtij lajmi nuk është arritur asnjë konfirmim.

Më shumë rreth ngjarjes: Edhe më tej nuk është zbardhur motivi i vrasjes makabër të Liridona Ademajt në Bërnicë të Prishtinës. Kjo vrasje dyshohet se është kryer me udhër të burrit të saj Naim Murselit.

Rasti ishte cilësuar nga Prokuroria si ‘Grabitje e armatosur me pasojë vdekjen’, pasi të dyshuarit, Granit Plava, Kushtrim Kokalla dhe bashkëshorti i së ndjerës, Naim Murseli, kishin inskenuar ngjarjen që të paraqitet si grabitje e armatosur.

Në media u raportua se Murseli, kishte paguar 30 mijë euro vrasjen e gruas së tij, gjithashtu u raportuar se i njëjti 15 mijë euro i kishte dhënë para se të kryhej vrasja, dhe 15 mijë të tjera më pas.

Babai i të ndjerës Liridona Ademaj beson se Naim Murseli organizoi mizorisht vrasjen e të bijës së tij “sa për t’ia marrë parat e sigurimit” sepse, siç tha ai, “qika ka qenë e sigurume në Suedi”.

Lajme të ngjashme