Si u kërkuan e grumbulluan para për djaloshin që s'është i sëmurë? - NACIONALE

Si u kërkuan e grumbulluan para për djaloshin që s'është i sëmurë?

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Emri i një të riu nga Mramori i Prishtinës, i quajtur Ardit Gashi, është keqpërdorur duke ngritur skema mashtrimi gjoja se i lartpërmenduri ka nevojë për mjete financiare për shërim jashtë vendit.

Kështu raporton përmes një hulumtimi gazeta Blic në emisionin “Expose”.

Hulumtimi zbulon se në emër të bamirësisë Gashit që iu keqpërdor dokumenti identifikues për të ndërtuar skemen e mashtrimit, për të përfituar mjete financiare, kinse Ardit Gashi vuan nga tumori në kocka.

Për rastin ka folur edhe Musli Gashi - babai i Ardit Gashit, i cili ka mohuar kategorisht se mjetet e grumbulluara financiare kanë shkuar tek familja e tij dhe se djali i tij nuk është i sëmurë.

“Jam i sigurt që nuk e ka bo djali jem as nuk ka qenë në spitale as në për kontrolla. Djali shnosh e mirë është , me rrogë të tij dhe timen mbijetoj”, ka thënë Musli Gashi.

Lajme të ngjashme