Si ndikon tek emocionet investimi në kriptovaluta - NACIONALE

Si ndikon tek emocionet investimi në kriptovaluta

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Gjendja jonë emocionale është rezultat i faktorëve të jashtëm. Aty mund të hyjnë familja, puna, shoqëria, etj. Nëse ndalemi te puna, mund të shikojmë se njerëzit të cilët e kryejnë një punë, në fund të ditës ndihen më të dobishëm, e kjo rezulton në lumturinë e tyre. Mirëpo mossuksesi nga puna e kryer, a mund të na bëjë të ndihemi jo të dobishem, apo edhe të ndihemi keq?

Psikologët thonë se mossuksesi nga puna e kryer nuk duhet të na bëjë të ndihemi të padobishëm, por thjesht ta kuptojmë si një deshtim tonin, nga i cili duhet marrë mësim.

Diçka e ngjashme mund të na ndodhë gjatë kohës kur investojmë në cryptovaluta. Gjendja jostabile e tregut të cryptovalutave na bën herë ta duam, e herë ta urrejmë atë.

Nëse merremi rregullisht me të, atëherë është e qartë që një pjesë të madhe të kohës do ta kemi mendjen tek to. Madje edhe kur nuk jemi duke u marrë me të, ngase tani është kthyer në punë, në hobi, apo edhe në ves.

Është normale të gëzohemi dhe të ndihemi mirë kur kemi dalë nga një trade me një fitim të mirë, mirëpo normale gjithashtu është edhe të mos ndihemi mirë apo të mërzitemi kur dalim nga një trade me humbje. Por e rëndësishme është që këto ndjenja negative të mos na përcjellin për shumë gjatë. Madje më e rëndësishme se kjo është që këto ndjenja të mos ndikojnë në tregtinë e radhës që do ta bëjmë. Hyrja në tregti për t’u “hakmarrë” ndaj humbjes që e kemi pësuar është veprim shumë i gabuar. Tregtimi nuk bëhet me emocione, por me njohuri, analiza dhe argumente.

Ethet po ashtu janë emocione të cilat na vijnë kur investojmë në cryptovaluta dhe tregu fillon të luhatet. Kjo ndodh për shkak se nuk e dimë si do ta përfundojmë tregtimin tonë. Zakonisht ethe të tilla shfaqen kur bëjmë tregti ditore apo edhe më të shkurtëra. Ndërsa kur e bëjmë një investim afatgjatë, ndodh që të kemi ethe vetëm në fillim, mirëpo ajo çka na qetëson, është bindja jonë që ajo cryptovalutë do të rritet në një të ardhme, edhe nëse kohë pas kohe ndodh të bie.

Ajo çka duhet pasur parasysh është që emocionet tona gjatë investimit në cryptovaluta të mos ndikojnë në jetën tonë të përditshme. Për shumicën prej nesh ajo nuk është puna jonë primare, andaj si të atillë, nuk duhet lënë që të ndikojë në punën që e bëjmë. Nuk duhet lënë që ajo të na kontrollojë neve dhe veprimet tona, por duhet që ne t’i kontrollojmë ato.

Lajme të ngjashme