Shtrëngoni rripat: Këto janë dënimet e reja që iu presin prej sot nëse i shkelni rregullat në trafik
Që nga dita e sotme të nis zbatimi i Ligjit të ripër rregullat e trafikut rrugor. Ligj ky i miratuar në Parlamentin e Kosovës, dhe që është dekretuar nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.
Me ndryshimin e ligjit, parashihen dënime dukshëm më të larta e më të rrepta për shoferët të ciliët i shkelin rregullat në trafik.
Kjo përfshin mosvënien e rripit të sigurisë, tejkalimet në vijë të plotë, përdorimin e celularit, hyrja në të kuqen e detaje të tjera.
3127 aksidente trafiku kanë ndodhur gjatë muajit janar dhe shkurt të vitit 2024 ka deklaruar Policia e Kosovës.
Nga aksidentet me persona të vdekur, sipas Policisë së Kosovës gjatë janarit të 2024-së janë 9 viktima më pak krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.
Nacionale sjell disa prej ndryshimeve, dhe shifrat e dënimeve nëse shkelni rregullat në trafik:
Mosvënia e rripit të sigurisë – 150 euro
Përdorimi i telefonit gjatë ngasjes në herën e parë – 100 euro, 1 pikë negative
Përdorimi i telefonit gjatë ngasjes në herën e dytë – 200 euro, 3 muaj ndalim vozitjeje, 2 pikë negative.
Përdorimi i telefonit pas herës së dytë – 500 euro, ndalim vozitjeje 6 muaj, 3 pikë negative
TEJKALIMI I SHPEJTËSISË JASHTË VENDBANIMIT:
Për tejkalimin e shpejtësisë 10-20 km/h – 20 euro
Për tejkalimin e shpejtësisë 20-30 km/h – 40 euro
Për tejkalimin e shpejtësisë 30-50 km/h – 150 euro, 2 pikë negative
Për tejkalimin e shpejtësisë 50-100 km/h – 300 euro, ndalim vozitjeje për 3 muaj, 3 pikë negative
Për tejkalimin e shpejtësisë mbi 100 km/h – 500 euro, ndalim vozitjeje për 6 muaj, 5 pikë negative
TEJKALIMI I SHPEJTËSISË BRENDA VENDBANIMIT:
Për tejkalimin e shpejtësisë 5-10 km/h – 20 euro
Për tejkalimin e shpejtësisë 10-20 km/h – 40 euro
Për tejkalimin e shpejtësisë 20-30 km/h – 60 euro
Për tejkalimin e shpejtësisë 30-50 km/h – 200 euro, ndalim vozitjeje për 3 muaj, 3 pikë negative
Për tejkalimin e shpejtësisë 50-70 km/h – 300 euro, ndalim vozitjeje për 6 muaj, 3 pikë negative
Për tejkalimin e shpejtësisë 70-100 km/h – 400 euro, ndalim vozitjeje për 9 muaj, 4 pikë negative
Për tejkalimin e shpejtësisë mbi 100 km/h – 500 euro, ndalim vozitjeje për 12 muaj, 5 pikë negative
VOZITJA E VETURËS ME REGJISTRIM TË SKADUAR
200 euro – konfiskim targash për personin fizik (kur regjistrimi ka skaduar jo më gjatë se 30 ditë)
500 euro- konfiskim targash për personin juridik (kur regjistrimi ka skuadër për jo më gjatë se 30 ditë)
Konfiskim i mjetit nëse regjistrimi ka skaduar për më shumë se 30 ditë
DËNIME TË TJERA:
Nëse nuk e pastron baltën nga mjet – 1000 euro
Largimi nga vetaksidenti – 500 euro, 12 muaj ndalim vozitjeje, 5 pikë negative
Mosrespektimi i dritës së kuqe në semafor – 150 euro, 3 muaj ndalim vozitjeje, 3 pikë negative
Garë shpejtësie – 400 euro
Mbajtja në prehër e personit gjatë ngasjes – 400 euro, 6 muaj ndalim vozitjeje, 5 pikë negative
Nisje, frenim i dhunshëm – 150 euro
Parkim i parregullt për veturë – 60 euro
Parkim i parregullt për kamion – 100 euro
Kështu që, SHTRËNGONI RRIPAT!