Shpend Ahmeti me konspiracione për dhunimin e të moshuarës në Pejë: A s’ka borë në dritare a?
Ish-kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka hedhur konspiracione se në dritaren e qendrës ku u dhunua një e moshuar në Pejë është borë.
Ahmeti përmes një postimi në Twitter ka thënë se kjo ngjarje mund të ketë ndodhur kohë më parë.
“A nuk është borë në dritare që kjo në qendrën e të moshuarve në Pejë? A ka ra borë qeto ditë se përndryshe kjo situate paska qenë më gjatë”, ka shkruar Ahmeti.
A nuk është borë në dritare qëkjo në qendren e të moshuarve në Pejë? A ka ra borë qëto ditë se përndryshe kjo situate paska qenë më gjatë. pic.twitter.com/0h8QoiTZ2D
— Shpend Ahmeti (@ShpendA) November 3, 2022
Nga ana tjetër Prokuroria dhe vajza e të moshuarës kanë deklaruar se ngjarja ka ndodhur më 29 tetor 2022.