Shoqata e Pacientëve për rastin në Pejë: Institucionet përgjegjëse të marrin masa të menjëhershme - NACIONALE

Shoqata e Pacientëve për rastin në Pejë: Institucionet përgjegjëse të marrin masa të menjëhershme

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Shoqata e të Drejtave të Pacientëve në Kosovë ka reaguar pas rastit që klaq ndodhur mbrëmë në Pejë, ku raportohet se një foshnje e vdekur u fut në lavatriçe, ka nxitur reagime të shumta të qytetarëve në vend.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, PRAK kanë kërkuar nga Institucionet përgjegjëse të marrin masa të menjëhershme ndaj personave të përfshirë në rast dhe personave të cilët kanë tentuar ta fshehin këtë rast.

Rasti i fëmiut me autizëm në Gjilan, rasti i vrasjes së gruas dhe fëmiut të saj të palindur në QKUK, rasti i foshnjes në Spitalin e Pejës, janë pasoja të një politike të papërgjegjshme të ndjekur tash e 20 vite e cila po bëhet edhe më e pa përgjegjshme këto ditë, e nëse nuk ka një reformë rrënjësore këto raste do të përsëriten”, thuhet në njoftimin e tyre.

Ata poashtu kanë kërkuar edhe nga menaxhmenti i Spitalit të Pejës dh ai i SHSKUK-së që të marrin përgjegjësi për këtë rast që ka ndodhur.

Gjithashtu, kërkojmë nga menaxhmenti i SP Pejë dhe ai i SHSKUK-së të marrin përgjegjësi për këtë rast skandaloz që ka ndodhur. Përgjegjshmëria dhe llogaridhënja ndaj publikut shkon përtej obligimeve ligjore”, thuhet në njoftimin e tyre.

Lajme të ngjashme