Shoferi i kamionit të mbeturinave e godet pa dashje kolegun e tij, i shkakton lëndime të rënda
Një aksident trafiku është raportuar mëngjesin e djeshëm në Prishtinë.
Në ngjarje është përfshirë kamioni që grumbullon mbeturinat në kryeqytet.
Sipas Policisë, shoferi i kamionit nga pakujdesia e ka goditur kolegun e tij, të cilit i ka shkaktuar lëndime të rënda.
Me vendim të Prokurorit, shoferi është liruar në procedure të rregullt.
AKSIDENT TRAFIKU
Rr. Tahir Zajmi, Prishtinë 30.03.2024-08:00. I dyshuari mashkull kosovar, punëtor i një kompanie, deri sa ishte duke drejtuar automjetin (kamion për grumbullimin e mbeturinave) nga pakujdesia ka goditur punëtorin e kompanisë, viktimën mashkull kosovar. Viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është dërguar në QKUK. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.