Shkëlzen Gashi tenton të ironizojë me draftin e Asociacionit, e lidh diçka me birrë
Shkëlzen Gashi, ish-këshilltar i kryeministrit Kurti, ka tentuar të bëj një ironi lidhur me draftin e Asociacionit që u publikua këtyre ditëve.
Ai draft i shkruar nga ekspertët gjermanë, u konfirmua se është përgatitur nga Friedrich-Ebert-Stiftung.
Gashi ka treguar një histori, duke e lidhur draftin me birrë, e duke shkruar edhe frazën ‘analiza të transmutuara’
POSTIMI:
thashë: a bon nji birrë?
tha: çfare?
thashë: çfare ka?
tha: draft!
thashë: hajgare po bon a?
tha: jo vallahi, ka birra draft...
thashë: hajt nji draft pra... ta shoh çfare osht...
a bon vaki more që këta për qesi drafte e kanë fjalën kur po bojnë analiza të transmutuara?