Shifra alarmante: 9 raste të dhunës në familje brenda 24 orëve
9 raste të dhunës në familje janë raportuar brenda 24 orëve në Kosovë.
Shifra absolutisht alarmante janë regjistruar në rajonin e Prishtinës, katër raste brenda 24 orëve.
Njoftimet e Policisë:
DHUNË NË FAMILJE
· Prishtinë 05.05.2024-22:00. Viktima femër kosovare, ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar-bashkëshorti i saj, e ka sulmuar fizikisht. Viktima po ashtu ka deklaruar se edhe më parë i dyshuari ka ushtruar dhunë ndaj saj, por nuk ndihet e rrezikuar. Lidhur me rastin, në prezencë të zyrtarit të QPS-së viktima pas intervistimit, me dëshirën e saj ka shkuar në strehimore bashkë me (dy) fëmijët e saj. Lidhur me rastin është informuar prokurori, ndërsa i dyshuari pritet që të intervistohet pasi të sigurohet prezenca e tij. Rasti duke u hetuar.
· Obiliq 05.05.2024-NN. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se djali i saj i birësuar i dyshuari mashkull kosovar, i cili nuk ka qëndrueshmëri psikike (i sëmur), ka shkaktuar dhunë ndaj saj. I dyshuari me vendim të prokurorit, pas trajtimit mjekësor në psikiatri është dërguar në mbajtje.
· Fushë Kosovë 06.05.2024, 17:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje kishte sulmuar fizikisht dy viktimat femra kosovare, bashkëshorten dhe vajzën e tij. Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa nga i dyshuari është sekuestruar një armë gjuetie për të cilën posedonte leje dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit i njëjti është dërguar në mbajtje.
· Fushë Kosovë 06.05.2024, 19:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje kishte sulmuar fizikisht të fejuarën e tij. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
DHUNË NË FAMILJE
Gjilan 05.05.2024, 14:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje kishte sulmuar bashkëshorten e tij viktimën femër kosovare. Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
LËNDIM I LEHTË TRUPOR&DHUNË NË FAMILJE
Shtime 06.05.2024, 21:15. Është arrestuar e dyshuara femër kosovare, pasi që e njëjta pas një mosmarrëveshje kishte sulmuar viktimën mashkull kosovar, babanë e saj. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa e dyshuara pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
DHUNË NË FAMILJE
· Gjakovë 06.05.2024, 23:00. Ankuesja femër kosovare, ka raportuar se vazhdimisht është duke u keqtrajtuar nga bashkëshorti i saj. Viktima ka kërkuar urdhër mbrojtës, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe i njëjti me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
· Gjakovë 06.05.2024, 17:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, me të meta mentale pasi që i njëjti i kishte keqtrajtuar dy viktimat femra kosovare, nënën dhe bashkëshorten. Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
DHUNË NË FAMILJE
Mitrovicë Jugu 06.05.2024, 22:00. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se bashkëshorti i saj, në vazhdimësi ushtron dhunë ndaj saj. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa viktima së bashku me fëmijët e saj është dërguar në strehimore.