Salihu ironizon me reagimet kundër fjalimit të Ramës: Udhëtim në kohë - NACIONALE

Salihu ironizon me reagimet kundër fjalimit të Ramës: Udhëtim në kohë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Opinionisti Fitim Salihu, ka ironizuar me reagimet kundër fjalimit të kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama në Parlamentin Evropian.

Fjalimi i Ramës, i cili për epiqendër pati mbrojtjen e liderëve të UÇK-së, të cilët po mbahen në paraburgim në Hagë, ngjalli shumë reagime përkrahëse në Kosovë.

Por, megjithatë ishte edhe një numër i konsiderueshëm, kritikësh, të cilët fjalimin e Ramës e quajtën pa efekt, e mashtrues.

Salihu, këtë situatë e ka përshkruar me ironi, duke pretenduar një udhëtim në kohë, ku “e shpallë” armiqësor fjalimin e Ramës, gjithnjë duke pretenduar se shkrimi po bëhet nga Kosova, si pjesë e Jugosllavisë.

Statusi i Salihut:

“Mirëmëngjesi, udhëtim në kohë! Zvanična Tirana vetëm po e nxit irredentizmin dhe separatizmin në Kosmet. Ajo nuk ka asnjë të drejtë të përfshihet në temat e brendshme të Pokrajinës sonë. E dënojmë fjalimin e fundit armiqësor të liderit shqiptar mbajtur në Kukës dhe transmetuar nga Radio Tirana. Kalojmë me lajmet nga sporti: Sot Kombëtarja jugosllave në kosharkë do të ndeshet me... Siç raporton Tanjugu, "pllavit" tanë do të luajnë në kuadër të eliminatoreve... Ju dëshirojmë ditë të mbarë me një pikë muzikore!”

Lajme të ngjashme