Sadri Ramabaja me analizë për Lindjen e Mesme, flet për mullahët shiit të Iranit - NACIONALE

Sadri Ramabaja me analizë për Lindjen e Mesme, flet për mullahët shiit të Iranit

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Sadri Ramabaja, analist e profesor, por edhe aktivist i Lëvizjes Vetëvendosje, është ndër njerëzit më aktiv në Facebook.

E mu aty, Ramabaja ka zgjedhur të shkruajë edhe për një temë jashtëzakonisht të rëndësishme për botën në tërësi, por veçanërisht për Lindjen e Mesme, një nga regjionet më të trazuara të globit.

Z.Ramabaja ka zgjedhur të komentojë protestat në Iran, të cilat ka javë që po vazhdojnë.

Sipas analistit, këto protesta tash kanë marrë përmasat e një revolucioni të mirëfilltë.

Marshi i pa fund i protestuesve në Iranin Perendimor sot, në përballje me Shtetin e kapur nga junta e mullahëve shiit, tashmë pjesë e një lëvizjeje atipike (pa drejtues lider), është shndërruar në një uragan sui generis dhe ka marrë përmasat e një revolucioni të mirëfilltë.”, shkroi z.Ramabaja, duke bashkangjitur edhe një video të gazetarit të BBC, Ros Atkins.

Lajme të ngjashme