Sadiku thotë se kërcënimi i grevistëve është gjest i ulët: Me kërcënime janë marrë Serbia boll
Opinionisti Ermal Sadiku ka thënë se kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, është një prej njerëzve më të kritikuar, ofenduar e madje edhe më të linçuar në vend.
Sadiku përmes një shkrimi në Facebook, tha se cilësoi se kërkesa për rritje të pagës është e padretjë, megjithatë, shtoi se kërcënimi i Qeverisë është gjesht i ulët.
“Une prej neser i bashkangjitem protestave te mundshme te sindikates. Me kercnime jane marre Serbia boll”, ka thënë tutje ai.
Postimi i plotë i Sadikut:
Nuk di qe ka njeri ne Kosove qe e kemi kritiku, ofendu e besa edhe linçu publikisht me shume se Rrahmani i sindikates.
Mendoj qe cka po ben me "kerkesat per rroga" eshte e padrejte, e pa moralshme dhe e demshme per shtetin e Kosoves.
Pos te tjerash, spo pranojne testimin, spo pranojne kontrollin e cilesise.
Ama me i kercnu grevistet me rroga eshte 10fish gjest me i ulet prej anes se ministrise. (Nese kjo eshte e vertete).
Une prej neser i bashkangjitem protestave te mundshme te sindikates.
Me kercnime jane marre Serbia boll.