Rrusta e PSD-së për Besnik Bislimin: Mezi u paraqit në një intervistë e prapë i duhet kontroll mbi pyetjet - NACIONALE

Rrusta e PSD-së për Besnik Bislimin: Mezi u paraqit në një intervistë e prapë i duhet kontroll mbi pyetjet

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Zyrtarja e Paristë Socialdemokrate Teutë Rrusta, përmes një statusi në llogarinë e saj në Facebook e ka quajtur Zëvëndëskryeministrin Besnik Bislmi si “burokrat e arrogant”.

Shkas për këtë qëndrim, Rrusta mori nga një intervistë të Bislimit në televizionin Tëvë1.

“Mezi u paraqit në një intervistë, tejet të shkurtër, e prap i duhej kontrolli mbi pyetjet. Bravo për insistimin e gazetarës Flaka Zogu përballë burokratit të lodhshëm”, shkruan Rrusta.

Sipas saj, nuk ka personalitet që ndërhynë në pyetjet e gazetarëve më shumë se Besnik Bislimi.

“Nuk gjendët një i dytë që i korrekton aq shumë gazetarët gjatë intervistës ma shumë se Besnik Bislimi. Ai mundohet ta diktojë përmbajtjen, pyetjet dhe rezultatin. Me arrogancën e tij të njohur.

Por a nuk ndodhë kjo rëndom kur merresh me paketime të shëmtuara, e ku çdo pyetje mund ta nxerri kryet e problemit që po vjen?”, thotë Rrusta.

Lajme të ngjashme