Rrusta e PSD-së: Me këtë ritëm qeveria nuk do të mund të ndërtojë 160 çerdhe, as 60 madje
Aktivistja e PSD-së, Teutë Rrusta, ka thënë se qeveria nuk do të ketë mundësi që t’i ndërtojë 160 çerdhe ashtu siç kishin premtuar.
Rrusta ka thënë se ky ishte premtimi në të cilin besoni se do të mbahej, por tani edhe ky premtim sipas saj, është shuar.
Më tej, ajo thotë se me këtë ritëm, Qeveria nuk do të mund të ndërtojë as 60 çerdhe.
“Tash që jemi në fund të vitit, janë nisur punimet për ndërtimin e 4 çerdheve nga qeveria, ndërsa 2 tjera janë nga niveli komunal. Gjithsej 6. Me këtë ritëm, e sheh qe asnjë mundësi nuk kanë që deri në fund të mandatit të arrihet numri 160 i objekteve. As 60 madje.”, ka shkruar ajo në Facebook.
Shkrimi i saj i plotë:
"E qysh, asnjë punë nuk vlerësoni se e ka bërë mirë kjo qeveri? Mos po e teproni?" - Na pyesnin nëpër emisione.
Duke u munduar me çdo kush t'i gjenim diçka të mirë, u kujtuam që në fakt është një premtim për të cilin edhe kishin filluar disa punë: ndërtimi i çerdheve. 160 sosh premtuan brenda një mandati.
Tash që jemi në fund të vitit, janë nisur punimet për ndërtimin e 4 çerdheve nga qeveria, ndërsa 2 tjera janë nga niveli komunal. Gjithsej 6. Me këtë ritëm, e sheh qe asnjë mundësi nuk kanë që deri në fund të mandatit të arrihet numri 160 i objekteve. As 60 madje.
E vetmja pikë ku mbaheshim me njëfar shprese ishte kjo. Iku edhe ky argument.
