Rruga kyçe Prishtinë – Gjilan: Njoftimi i Burim Pacollit nxit seri replikash mes Havollit dhe Durmishit
Gazetari Burim Pacolli, në një storie paralajmëruese për sot pasdite, lidhur me rrugën kryqëzuese te vendi që njihet si “Te Gorenja” – më saktë – në rrugën Prishtinë – Gjilan, ka ngjallur një seri replikash në mes të drejtorit të Infrasturkutrës në komunën e Prishtinës, z.Sokol Havolli dhe ushtruesit të detyrës së ministrit të Infrastrukurës, z.Hysen Durmishi.
Qe çka shkruan Burim Pacolli fillimisht, që më pas, nxit debatin në mes të Havollit dhe Durmishit:
“Juve qe ju bjen me pase pune kah kryqi mes Gorenjes/gjykates edhe rruges se Gjilanit, Zoti ju ndihmofte. Perparim Rama e ka lane qeshtu per 150 metra rruge qe si ka shtru per me bo rrethrrotullim. Garant edhe ketu thote me ka blloku qeveria.
Une sa fola me ministrin, qe 1 vjet jon t’u e prite me intervenu, kontrata ka skadu, tash keta duhet me asfalltu rrugen se sun e lojne perjetesisht te rjepun.
Normalisht, une provova me gjete ni menyre komunikimi edhe me Perparimin, ama po me thojne qe s’ka kohe. Shihemi kah ora 17:00, juve qe s’ju bjen me kalu anej, ju njoftoj taman cka eshte tmerri i tmerrit”, ka shkruar gazetari i Nacionales, Burim Pacolli.
Ky shkrim në Facebook, i ilustruar edhe me fotografi nga gjendja në këtë rrugë kyçe Prishtinë- Gjilan, ka nxitur reagimin e Havollit, i cili thotë se kur kanë kërkuar nga Ministria që të intervenojnë, këta të fundit u kanë se ‘kontrata për këtë rrugë është aktive’ dhe se ‘e rregullojnë ata’.
Sokol Havolli: Jo Burim. E kunderta. Na kemi kerku qe me rregullu, na me bo intervenim, dhe Ministria na ka thane qe ata e kane kontraten aktive (rruga Graqanice Prishtine) dhe e rregullojme ata.
Ndërkohë, ushtruesi i detyrës së ministrit në Infrastrukturë, Hysen Durmishi, duke ia bërë ‘tagg’ gazetarit Pacolli, i çon ‘selam’ Havollit’ që mund të ndërhyjnë që sot në këtë rrugë.
Hysen Durmishi: Burim Pacolli nuk e di pse Sokoli po e len për nesër. Sot pasdite filloje sepse nuk ke nevojeë për leje në rrugë lokale. Lejen e merr në drejtori të urbanizmit në komunë të Prishtinës. Për këtë qështje jemi takuar disa herë me ish drejtorin Krenar Xhaferi dhe kam biseduar edhe me Sokol Havollin. Jemi marrë vesh që ata pra komuna ta bëjnë rrugën rreth 150 metra ndërsa ne ta bëjmë rrugën kryesore. Për këtë para më shumë se një viti Përparim Rama ka bërë postim me një video instalacion. Hyni në profilin e tij dhe e gjeni.
Tani ne nuk mund të presim pafundësisht dhe do ta shtrojmë asfaltin dhe rregullojmë sinjalistikën deri sa komuna e Prishtinës ta bëjë zgjidhjen përfundimtare.
Ne pra i nderuar Sokol Havolli po e bëjmë punën tonë e pjesën tuaj mund ra filloni tani menjëherë që sot.
Havolli, publikon një fotografi, ku i thotë Durmishit se nëse e ka fjalën për këtë pjesë, komuna mund të ndërhyjë që sot.
Sokol Havolli :
Hysen Durmishi, Z. Minister; a e keni fjalen per kete pjese? Se une sot dal edhe e filloj kete pjese, me vend e ke, s’pres per neser.