Rron Gjinovci: Arrestimet në shtëpinë ku u rrah e moshuara, duhen të jenë masive
Aktivisti i shoqërisë civile, Rron Gjinovci, ka reaguar ndaj videos në të cilën shihet dhuna ndaj një të moshuare në një shtëpi të të moshuarve në Pejë.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se duhet të arrestohen edhe infermieret e tjera, të cilat qeshnin me dhunën që ushtrohej ndaj të moshuarës.
“Problemi ma i madh janë infermierat tjera që u hingirisshin edhe u sillshin sikur me kon diçka normale. Dmth në atë klinikë kjo sjellje ndodh vazhdimisht. Arrestimet duhen me kon masive dhe emrat publikë”, ka shkruar ai.
Një video jashtëzakonisht shqetësuese është postuar më herët nga një qytetare me emrin Kaltrinë Zeneli, e cila është edhe aktore e njohur e Kosovës.
Në video shihet teksa maltretohet një zonjë në moshë nga disa vajza të reja, të cilat duket se janë infermiere.
Infermierja shihet derisa e godet disa herë në fytyrë pacienten, derisa ajo është e paaftë që ta mbrojë veten. Krejt këto sjellje të dhunshme i bën derisa qeshet me disa kolege (ose gra të njohura) të tjera, të cilat nuk duken në video.
Ndërkohë, Nacionale e ka konfirmuar tashmë se dy infermiere deri tash janë arrestuar ndërkohë që autoritetet kanë nisur hetimet.
Ngjarja ka ndodhur në një dom të pleqve privat në Pejë, i cili quhet Orenda.
Të gjitha ngjarjet dhe reagimet mund t’i përcillni duke klikuar KËTU.