Rritet numri i fluturimeve në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës - NACIONALE

Rritet numri i fluturimeve në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës

1 vit më parë

nga NACIONALE

Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës ‘Adem Jashari’, po shënon rritje në numrin e fluturimeve.

Në muajin shtator të këtij viti, sipas të dhënave nga Aeroporti, numri i fluturimeve është rritur për 12,40% më shumë krahasuar me tremujorin e tretë të vitit të kaluar.

Sipas të dhënave zyrtare nga Aeoporti, në shtator ishte numri më i lartë i pasagjerëve, me 13.10 % rritje krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Ndërsa numrin me të madh të fluturimeve e patëm gjatë muajit shtator, me një rritje prej 12,40% krahasuar me tremujorin e tretë të vitit të kaluar.

Kujtojmë se aeroportit i janë shtuar edhe katër porta të reja ndërkaq sipas të dhënave që pati prezantuar vetë ministri i Financave Hekuran Murati, sivjet pritet që numri i udhëtarëve të arrijë në hiç më pak se 4 milionë udhëtarë.

Fluturim direkt për në Amsterdam

E po ashtu, më e reja në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës është fluturimi direkt Prishtinë-Amsterdam.

Kështu njoftoi ANP:

“Portë e re prej Prishtinës, direkt në Amsterdam! 🌷
Qytetarët e Kosovës tani mund të udhëtojnë dy herë në javë për në Amsterdam, pasi LIMAK sot përuroi fluturimin e parë të kësaj linje. ✈️

Drejtori i Operimeve në Aeroportin Ndërkombtar të Prishtinës, Levent Kaylaj, u shpreh i lumtur për këtë risi dhe shtoi se linja në fjalë është e rëndësishme që të rriten dhe ruhet marrëdhëniet Kosovë-Holandë”, shkruan faqja zyrtare e Aeroportit.

Lajme të ngjashme