Rrëzimi i lisit në Prishtinë i merr jetën një personi dhe plagos një tjetër - NACIONALE

Rrëzimi i lisit në Prishtinë i merr jetën një personi dhe plagos një tjetër

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Moti i ligë në Prishtinë ka bërë që një lis të rrëzohet përmbi një veturë, e në bazë të informacioneve të fundit del se ka rënë edhe përmbi dy këmbësorë që po ecnin andej.

Lexues të Nacionales kanë dërguar fotografi në adresë të redaksisë ku shihet se si ka rënë lisi mbi veturë.

Aktualisht nuk dihet nëse ka të lënduar nga ky incident.

Personi i parë të cilit i ka rënë përmbi lisi në fjalë është i moshës 30 vjeçare, dhe i cili thuhet të ketë marrë plagë fatale që e çuan drejt vdekjes. Në anën tjetër, personi i dytë, një grua e po asaj moshe, raportohet se ka pësuar lëndime trupore.

Gazeta Nacionale ka kontaktuar me doktorin Ejup Govori i cili ka thënë se "gjendja e pacientit tjetër është stabile, jashtë rrezikut për jetë,"

Si pasojë e motit të ligë, në afërsi të atij vendbanimi ka pasur edhe rrëzime të shtyllave elektrike.

Lajme të ngjashme