Rrëfimi i qytetares: S’kam me çka ta gatuaj drekën e Bajramit - NACIONALE

Rrëfimi i qytetares: S’kam me çka ta gatuaj drekën e Bajramit

3 javë më parë

nga NACIONALE

Selvije Haliti, një grua, ka rrëfyer vështirësitë e saj për ditën e Bajramit, festës që shënon përfundimin e agjërimit në fenë islame.

Ajo ka thënë se nuk ka se si të përgatisë ushqimin.

“Fëmijët më kanë kërkuar torte e bakllava. Por, nuk kam asnjë cent, as për t’i blerë të gatshme, as për t’i përgatitur vetë”, tha Selvija për Radion Evropa e Lirë.

“Vetëm vjehrra 95 vjeçe merr pension 100 euro në muaj. Nganjëherë nga kjo shumë i ndajmë 20 euro për ushqime, por pjesa tjetër i nevojitet vjehrrës për barna…Ndonjë familjar apo bamirës na sjell ushqime…Jeta jetohet gjithqysh. Deri para dy vjetësh kemi marrë ndihmë sociale prej 150 eurosh, por nuk e di përse na e kanë ndërprerë” – u shpreh ajo.

Lajme të ngjashme