RIO MARE - TUNË CILËSORE DHE SHIJEN AUTENTIKE!
Në një botë ku gjithçka duket se kërkon kohën që s’e kemi, ushqimi mbetet një nga ato gjërat që ose e bëjmë me shpirt ose e konsumojmë të gatshëm. Por çfarë nëse ekziston një kompromis që përmbush të dyja këto nevojat?
Rio Mare, emër që nuk ka nevojë për prezantim në shumë kuzhina evropiane dhe e pranishme në shumë vende të botës, është mishërimi i këtij kompromisi: një brend italian me më shumë se 60 vjet histori, që kombinon shijen autentike mesdhetare me ritmin e jetës moderne.
NGA PESHKU I FRESKËT TEK TRYEZA JOTE
Kush ka konsumuar ndonjëherë tunën nga Rio Mare, e di saktë që nuk është thjesht një kanaçe me peshk. Është një standard i lartë i cilësisë, me përbërës të pastër dhe e peshkuar në mënyrë të kontrolluar. Produktet Rio Mare janë pa konservues dhe pa shije të shtuar artificiale, të paketuara në mënyrë që të ruajnë freskinë pa pasur nevojë të ruhen në frigorifer.
Tuna Rio Mare ruan jo vetëm vlerat ushqyese si proteinat, vitaminat dhe omega-3, por garanton edhe peshkim të qëndrueshëm, sipas standardeve më të larta ndërkombëtare. Në partneritet me WWF (World Wide Fund for Nature), Rio Mare synon që deri në vitin 2030, 100% e tunës të vij nga burime të çertifikuara MSC (Marine Stewardship Council), duke kontribuar në mbrojtjen e ekosistemeve detare.
Të gjitha këto e bëjnë Rio Mare një brend që qëndron përtej shijes – me një angazhim real ndaj ruajtjes së deteve dhe mjedisit.
INSALATISSIME RIO MARE - KOMBINIM PERFEKT I TUNËS DHE PERIMEVE TË FRESKËTA

Insalatissime – sallatat e gatshme Rio Mare me tunë dhe përbërës të zgjedhur me kujdes – janë të disponueshme edhe në tregun tonë. Të përshtatshme për ditët kur s’ke kohë apo thjesht nuk ke dëshirë të gatuash, ato ofrojnë një vakt të lehtë, energjik dhe të shijshëm, pa e rënduar stomakun.
Me kombinime të ndryshme, si tunë me fasule, misër, perime, kuskus apo drithëra - secili variant sjell shije unike dhe vlera ushqyese të plota. Insalatissime është ideale për zyrë, udhëtim apo kur ke nevojë për diçka të shpejtë, pa përgatitje apo ngrohje shtesë.
Në vend të një vakti të zakonshëm, mjafton të hapësh një kanaçe Insalatissime dhe do të gjesh një kombinim të përkryer të tunës, perimeve të freskëta dhe drithërave që të japin energji dhe kënaqësi në çdo kafshatë.

NË FUND TË DITËS, TI VENDOS ÇFARË HA, POR TË PAKTËN DIJE QË KE NJË OPSION QË IA VLEN
Në zyrë, në piknik, në drekën e shpejtë mes dy takimeve – Insalatissime nga Rio Mare është ai lloj ushqimi që të kursen kohë. Sepse kur e hap, aroma është vetëm fillimi - shija e saj të bind për cilësinë dhe përkushtimin e brendit ndaj standardeve të larta të prodhimit të produktit.
Jepi trupit atë që i duhet, pa sakrifikuar shijen – dhe pa humbur kohë në kuzhinë.
Rio Mare – ndrysho shijen e ditës tënde!
*Artikull i sponsorizuar!