Revoltohet ish-analisti Qorrolli: BE-ja raciste, organizatë harbute
Vigan Qorrolli, ligjërues në katedrën e Juridikut në UP, ka bërë një status në lidhje me liberalizimin e vizave për Kosovës.
Qorrolli, që dikur ishte analist që difilonte nëpër studio të ndryshme, ka pasur disa etiketime të ashpra kundrejt Bashkimit Evropian.
Ish-analisti e ish-kandidati serik për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese, pra ligjërues Qorrolli, e ka cilësuar BE-në si organizatë harbute.
“Përveç racizmit sistematik, Bashkimi Evropian, po tregohet edhe një organizate harbute.
Pjell diçka qe s’ka ekzistuar kurrë në këtë organizatë që prej themelimit të saj në vititn 1951: diskriminimin.”, shkroi i përhershmi kandidat Qorrolli.
Madje, z.Qorrolli, që pak më parë zbuloi të metën më të madhe të kombit tonë, vlerësoi se diskriminimi është i ndaluar me çdo konventë ndërkombëtare.
“Diskriminimi, është i ndaluar me çdo konvent ndërkombëtare. Por për BE’në kjo s’paraqet asnjë problem. E rëndësishme që dashuria dhe urrejtja për shtetin më të ri në kontinentin e saj — të jetë fryma dhe germa e vendimmarrjes së saj.”, shkroi tutje z.Qorrolli.
Ndryshe, sipas fjalori online të gjuhës shqipe, ky është kuptimi i termit “harbut”:
1. vjet. Emër, me të cilin klasat e larta të shoqërisë në Perandorinë Osmane quanin me përbuzje të huajt, që i mbanin si të pazhvilluar; emër, me të cilin bejlerët dhe agallarët quanin me përbuzje njerëzit e vegjëlisë.
2. mospërf. Njeri me sjellje të keqe, i pagdhendur, i ashpër e gojështhurur; njeri i vrazhdë e i rëndë.
