Ish-analisti Qorrolli me “zbulim epokal”: Mendjelehtësia, e meta e madhe e kombit tonë - NACIONALE

Ish-analisti Qorrolli me “zbulim epokal”: Mendjelehtësia, e meta e madhe e kombit tonë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Vigan Qorrolli, një ligjërues në UP, që dikur ishte edhe analist në televizionet kosovare, ka bërë një status. Në fakt, statusi ka paksa doza qesharake. Por nuk mungojnë as dozat e krenarisë për kinse një zbulim të madh rreth karakterit të kombit.

Sipas Qorrollit e meta më e madhe e kombit (nuk dihet cilit komb, atij kosovar apo shqiptar), është “mendjelehtësi”.

E meta më e madhe e ngulitur në karakterin e kombit tonë është mendjelehtësia.

Gjërat e rëndësishme populli shqiptar i trajton si një lojë — kurse cikërrimave u jep hijen e punëve serioze.”, shkroi z.Qorrolli.

Si ligjërues në UP, z.Qorrolli duhet të dijë se “zbulime” të tilla epokale, duhen të shpjegohen më gjërësisht.

Nacionale është e gatshme t’ia ofrojë z.Qorrollit hapësirën mediale nëse dëshiron të shpjegojë këtë zbulim (ndoshta edhe zbulesë) të tij rreth të metës së kombit.

Lajme të ngjashme