Ramadani: Lista Guxo është lënë në 'terr informativ', prandaj Gërvalla flet për Luftën e Tretë Botërore e jo për Kosovën
Politologu Shkodran Ramadani ka thënë se në kohën kur diplomacia kosovare do të duhej të ishte në kulmin e aktiviteti të saj, ajo është jo-ekzistente, andaj sipas tij, Gërvallës nuk duhet t’i zihet për të madhe.
Ai ka rikujtuar faktin që Kosova nuk ka asnjë njohje për dy vjet, zero anëtarësim në organizata ndërkombëtare dhe zero takime të rëndësishme në muajt e fundit.
Ramadani ka thënë se minstrja Gërvalla jo vetëm që nuk ka udhëhequr politikën e jashtme, por Kosova ka dy vjet që nuk ka politikë të jashtme.
"Sic e dëshmoi Vjosa Osmani ne rastin e Planit Franko-Gjerman, ashtu si qytetaret tjerë, Lista Guxo është lënë në terr informativ dhe në mëshirën e informatorëve të prapaskenave. Prandaj, ajo flet per Luftën e Tretë Botërore se për Kosovë nuk ka çka flet." - tha mes tjerash z.Ramadani.
Postimi i plotë: