Ramadani: Kryeministri s`mbahet përgjegjës vetëm për premtimet, por edhe për reagimin e tij ndaj krizave
Analisti Shkodran Ramadani ka kritikuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, i cili ka thënë se ka premtuar punësim dhe drejtësi, e jo ngritje të pagave.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se kryeministri nuk është i saktë në asnjërin prej pretendimeve të tij.
Sipas Ramadanit, kryeministri i një vendi nuk mbahet përgjegjës vetëm për premtimet e tij gjatë fushatës, por edhe për reagimin e tij ndaj krizave që lindin gjatë mandatit.
Postimi i plotë i Ramadanit:
Kryeministri po thote qe ka premtuar punesim edhe drejtesi, e jo ngritje te pagave. E para, pavaresisht asaj qe thote ai me servilet e tij, numri me i madh i vendeve te punes per kosovaret eshte hapur ne Gjermani e jo ne Kosove. E dyta, nuk ka fare lidhje qe nuk ka premtuar ngritje pagash. Ai nuk ka premtuar as ngritje te cmimeve, por jane ngrite. Nese vec guxoni ta perdorni arsyen, duhet ta dini se nje kryeminister nuk mbahet pergjegjes vetem per premtimet e tij ne nje fushate nje-mujore zgjedhore, por edhe per reagimin e tij ndaj krizave qe lindin gjate mandatit dhe zgjasin me vite. Situatat qe krijohen jashte vullnetit tone kerkojne masa dhe veprime qe jane brenda vullnetit tone. Krizat ndonjehere jane nderkombetare, por reagimi dhe menaxhimi i tyre eshte gjithmone lokal. E kur menaxhimi eshte i dobet si ne rastin e Kosoves, jeta e njerezve behet edhe me e veshtire.