Ramadani: Kosova, vendi i vetëm që ka përmbushur kushtet dhe nuk i janë liberalizuar vizat - NACIONALE

Ramadani: Kosova, vendi i vetëm që ka përmbushur kushtet dhe nuk i janë liberalizuar vizat

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Analisti Shkodran Ramadani ka vlerësuar se Kosovës po i bëhet padrejtësi e madhe në raport me procesin e liberalizimit të vizave.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se Kosova është i vetmi vend që ka përmbushur të gjitha kushtet dhe nuk i janë liberalizuar vizat.

Ai ka kritikuar partinë në pushtet për veprimet që ka bërë kundër këtij procesi kur ka qenë në opozitë.

Me 2015 Kosova i pati permbushur te gjitha kriteret per liberalizimin e vizave, por per fat te keq, Kosova u be vendi i pare ne historine e liberalizimit te vizave qe permbushe te gjitha kushtet dhe nuk e fiton liberalizimin. Kosoves iu be nje padrejtesi e madhe dhe nje diskriminim i rende, duke e izoluar ate nga popujt tjere, anipse kishte plotesuar shume kushte me shume se ata. Mirepo Partia Vetevendosje, si gjithnje, pati vendose te mos e sheh te verteten. Kjo parti ne ate kohe nuk e kritikonte BE-ne. Njerezit e saj nuk e kercenonin Francen me debim ambasadoresh. Nuk i thonin "Baju!". Ajo vendosi te beje ate qe di me se miri, te linçoje e denigroje pameshirshem partite tjera politike, per nje faj qe nuk e kishin. Padrejtesine e BE-se ndaj Kosoves e kthyen ne nje shans ideal per persekutim te eger te qeverive te Kosoves, duke thene: ‘vizat nuk po liberalizohen per shkak te korrupsionit te larte dhe krimit te organizuar’”, ka shkruar ai në profilin e tij në “Facebook”.

Lajme të ngjashme