Politologu: Me gjuhën e Kurtit për luftë, veç fabrikat e armëve mund të investojnë në Kosovë - NACIONALE

Politologu: Me gjuhën e Kurtit për luftë, veç fabrikat e armëve mund të investojnë në Kosovë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Politologu Shkodran Ramadani ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të kryeministrit, Albin Kurti, për mundësinë që në Kosovë mund të ketë luftë.

Ramadani thotë se këto deklarime dhe me retorikën e luftës i largon investitorët të cilët nuk rrezikojnë të investojnë në një vend ku Qeveria krjon kaos në çdo sektor.

Obsesioni i qeverise me lufte dhe mungesa e kompetences ne menaxhimin e krizes energjetike po krijojne panik, ankth, po e le vendin ne terr dhe ne meshiren e shteteve tjera.”, ka thënë ai ndër të tjera.

Ndryshe kryeministrit Kurti kohëve të fundit shpeshherë ka deklaruar se në Kosovë mund të ketë luftë.

Shkrimi i plotë i tij:

Me retoriken e luftes, te vetmet kompani qe ka logjike t'i ftosh per investime ne Kosove, jane ato te armeve. Me nje retorike te tille, me shume i mobilizon shoqatat humanitare per mbledhje te ndihmave, pakove ushqimore dhe veshmbathjeve per refugjatet, sesa bizneset e medha nderkombetare.

Me kete diskurs, kompanite e veturave, teknologjise dhe fushave tjera nuk mund t'i bindesh qe te investojne ne Kosove. Keto biznese bejne plane vec ne kushte paqe dhe stabiliteti.

Me absurde e ben fakti se, pervec Albin Kurtit, deri tash nuk ka asnje paralajmerim serioz nga inteligjencat nderkombetare (sic bene ne rastin e Ukraines) qe ka pergatitje per lufte ne Kosove.

Investitoret nuk rrezikojne ne nje shoqeri ku qeveria krijon dhe nxite kaos ne cdo sektor, ne vecanti ne ate te sigurise dhe energjetikes. Obsesioni i qeverise me lufte dhe mungesa e kompetences ne menaxhimin e krizes energjetike po krijojne panik, ankth, po e le vendin ne terr dhe ne meshiren e shteteve tjera.

E ironia eshte kjo: aty ku paska me se shumti gjasa per lufte (veri), ka edhe me se shumti stabilitet me furnizim te energjise elektrike. Edhe ate falas. Nje paradoks i rralle te cilin vetem nje qeveri idiotesh mund ta krijoje.

Lajme të ngjashme