Ramadani i ashpër me pushtetin: Pa i detyru askush, po e pranojnë që i kanë kryer favore Serbisë
Politologu Shkodran Ramadani është shprehur i ashpër ndaj deklaratave të qeverisë dhe oponenteve të pushtetit se “udhëheqësit e kaluar kanë nënshkruar gjithçka që iu ka kërkuar Serbia”.
“Dmth sipas këtyne budallve, Serbia e ka detyru LDK-në e UÇK-në, Rugovën e Thaçin, me kërku pavarësi, me luftu kundër Serbisë, me shpallë pavaresinë e me lobu për njohje të shtetësisë”, ka shkruar Ramadani në llogarinë e tij në Facebook.
Sipas Ramadanit, është mirë që në kohën e Rambujesë nuk kanë qenë më shumë se një grup njerëz në ato procese sepse Kosova do të përfundonte e spastruar etnikishti.
“A demek këta që e kanë kundershtu Rambujenë, NATO-n, Amerikën, pavaresinë, shtetësinë dhe simbolet nuk i paska detyru Serbia. Dmth vet pe pranojnë që i kanë kry favore Serbisë pa i detyru askush, zanat të cilin edhe sot e kultivojnë me devotshmeri.
Shyqyr që nuk keni qenë ma shumë sesa një grup njerëzish në ato procese sepse sot e kësaj dite kishim qenë një krahinë e spastruar etnikisht nga shqiptarët, e jo një shtet sovran e i pranum ndërkombetarisht”, thotë Ramadani