Ramabaja i ashpër me BE-në: Turp, t’i japë fund qasjes serbo-centrike - NACIONALE

Ramabaja i ashpër me BE-në: Turp, t’i japë fund qasjes serbo-centrike

1 vit më parë

nga NACIONALE

Sadri Ramabaja, analist e aktivist i Lëvizjes Vetëvendosje, ka shkruar një status, në të cilën ka komentuar vizitën e komisionerit evropian në Serbi, Oliver Varhelyi në Serbi.

Ai ka kritikuar paraqitjen e komisionerit, duke thënë se ai nuk reagoi gjersa presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq “villte vrerin kundër Kosovës dhe kryeministrit të saj”.

Heshtja e plotë e komesionerit Europian për Zgjerim, Oliver Varhelyi, në konferencën e sotme në Beograd, derisa presidenti serb po vazhdonte të villte vrerin kundër Kosovës dhe kryeministrit të saj, duke vazhduar ta cilësoj jo më pak se terrorist, flet shumë për moralin e dyfisht të këtij personaliteti.” – shkroi z. Ramabaja.

Ai e ka quajtur komisionerin evropian si mik të ngushtë të “neofashistit Orban”.

Tutje, tosku-kosovar ka kritikuar edhe redaksinë e Radio Evropës së Lirë për raportimin e bërë në lidhje me këtë ngjarje.

Postimi i plotë:

Lajme të ngjashme