Ramabaja harron pak Kosovën, paralajmëron kthimin e rrjedhës së luftës në Ukrainë
Anëtari i VV-së që është edhe analist, Sadri Ramabaja ka lënë pak anash Kosovën dhe zhvillimet politike në vend, teksa vëmendjen e ka kthyer nga lufta e Rusisë në Ukrainë.
Ramabaja ka komentuar për shpërthimin në urën që lidhë Rusinë me ishullin e Krimës duke thënë se ky veprim do ta kthejë rrjedhën e luftës.
Deri më tani nuk është konfirmuar se shpërthimin në këtë urë është kryer nga forcat ushtarake të Ukrainës, mirëpo Ramabaja përgjegjës për shpërthimin e ka bërë Ukrainën.
“Sulmi ukrainas mbi Urën e Ngushticës së Kerçit, që është linja kryesore të furnizimit (me ushqimin, karburant, municion dhe përforcimet ruse në Gadishullin e Krimesë dhe Ukrainën jugperëndimore) ka dëmtuar rënd dhe cenuar pikën më nevralgjike ruse. Duke e cilësuar me të drejtë si aset të rëndësishëm të infrastrukturës së luftës, ajo ridimension rrjedhën e luftës tutje. Ky akt de fakto paralajmëron pikën e parë të vërtetë të kthesës në Luftën e Ukrainës.”, ka shkruar ai në Facebook.
