Qytetari në veri raporton se gjeti para banesës një flamur serb dhe letër me shkrim nacionalist: Rasti nën hetime - NACIONALE

Qytetari në veri raporton se gjeti para banesës një flamur serb dhe letër me shkrim nacionalist: Rasti nën hetime

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Policia e Kosovës është duke e hetuar një rast të përqarjes dhe mos-durimit në Mitrovicën e Veriut.

Atje një qytetar ka raportuar se para banesës së tij ka gjetur një flamur serb dhe letër me mbishkrime nacionaliste.

Rasti po hetohet.

Njoftimi:

Mitrovicë-Veri 21.10.2023-13:30. Ankuesi kosovar ka raportuar se para hyrjes së banesës së tij, ka gjetur një flamur serb dhe një letër me mbishkrim nacionalist. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori. Rasti nën hetime.

Lajme të ngjashme