Qytetari tmerron me komentin: Duhet të ndodhin më shumë vrasje, janë lavirizu (+18)
Mbetet edhe më tutje kryetemë në vendin tonë, vrasja e mbrëmshme pranë repartit të Gjinekologjisë në QKUK.
Hamide Magashi u vra nga ish-bashkëshorti i saj, Sokol Halili, i cili edhe më tutje është në arrati.
Në anën tjetër, vazhdojnë të vërshojnë komentet rreth kësaj ngjarjeje. Kujtojmë, mbrëmë Nacionale raportoi për një mori komentesh të pabaza e paragjykuese, gjithmonë duke përmendur edhe faktin e distancimit nga kjo gjuhë.
Megjithatë, një prej tyre eskaloi fare. Bëhet fjalë për Ajet Haxhajn.
Në një lajm të Gazetës Express, Haxhaj shkruan: "Duhet te ndohin ma shum vrasfe se jan lavirizu ma shum se shk*nat, nuk rrespektojn burrin e vet mentaliteti yn nuk i duron keto ndodhi", thuhet në komentin e tij që më poshtë po ua sjellim të redaktuar:
"Duhet të ndodhim më shumë vrasje se janë lavirizu më shumë se shk*nat, nuk respektojnë burrin e vetë. Mentaliteti ynë nuk i duron këto ndodhi".

Por, kush është Ajet Haxhaj?
Në profilin e tij në "Facebook" thuhet se jeton në Therandë.
Interesant është fakti se në foto të murit ka atë me presidenten e vendit.
Sikur, nuk mjafton mbështetja "virtuale" për krerët e shtetit, Haxhaj ka edhe një tjetër, kësaj radhe me kryeministrin Kurti.
Fillimisht, më 22 janar ishte vizituar nga Kurti, e nëntë ditë më vonë edhe nga Vjosa Osmani.
Nuk dihet pse ky qytetar ishte i rëndësishëm të vizitohej nga dyshja që aktualisht ndodhet në majë të hierarkisë shtetërore.



Kujtojmë se komentet e lexuesve të portaleve shpeshherë kanë zënë vend në Nacionale, pasi kjo është një dukuri shqetësuese, e cila ka nevojë për t'u marrë e përmirësuar gjithashtu.
*Nacionale distancohet nga gjuha e përdorur në këtë koment dhe nga personi i apostrofuar.
