Qytetari i revoltuar: Po iki nga Kosova për shkak të shëndetësisë, gjendje e mjerueshme - NACIONALE

Qytetari i revoltuar: Po iki nga Kosova për shkak të shëndetësisë, gjendje e mjerueshme

1 vit më parë

nga NACIONALE

Mirsad Dakaj, qytetar nga Klina, ka shkruar një status, i cili ka një dozë revoltimi me gjendjen e shëndetësisë.

Ai ka thënë se ka filluar rregullimin e dokumenteve për të ikur nga Kosova.

Arsyeja e vetme që po më bën me mendu seriozisht me emigru nga Kosova është shëndetësia, për çka edhe kam fillu me rregullimin e dokumenteve. Gjendja është e mjerueshme. Nëse s`e k`i dajën a nipin që punon në institucione shëndetësore publike, ose nëse s`e k`i naj lidhje aty, përkujdesja për pacientët e zakonshëm është jashtëzakonisht e ulët.” – shkruan qytetari Dakaj.

Tutje, ai ka treguar se përkundër gjendjes në shëndetësi, ky sektor është ende pa ministër.

Përveç kësaj, mjekët më të mirë punojnë në klinika private, të cilat janë veç për pacienta pareli, se aty trajtimi kushton sa s`e paguan paga e një mësimdhënësi e shërbyesi civil.

Pavarësisht kësaj gjendje, asnjëherë Qeveria s`i ka kushtu më pak vëmendje shëndetësisë. Merre me mend as ministër të shëndetësisë s`kemi.” – ka shkruar tutje ai.

Sot Qeveria Kurti II i ka mbushur njëqind ditë pa ministër të Shëndetësisë, 55 në vitin 2022 dhe 45 në vitin 2021.

Lajme të ngjashme