Pyetja e Valon Sylës: "Ku hupi Albini, hajde veshni uniformat tash"
Valon Syla, analist e gazetar, ka shkruar një status në lidhje me zhvillimet e fundit pas “ofertës” së kryeministrit Albin Kurti për një zbatim të shkallëzuar për targat ilegale serbë në Kosovë.
Në statusin e shkurtër, z.Syla pyet se ku ka humbur kryeministri Albin Kurti.
“Hajde veshni uniformat tash.
Ku o Prindoni?
Ku hupi Albini.
#albanologji #vv #kopalla”, shkruan z.Syla.
Ndryshe kujtojmë që ideja e zbatimit të përshkallëzuar të ndalimit të targave nuk është mirëpritur nga SHBA dhe BE-ja. Ata e kanë bërë të qartë se ndihen të zhgënjyer nga kjo qasje e Qeverisë së Kosovës.
