Publikohet pamja e fëmijut që u plagos në Shtërpcë
Sot raportohet se janë plagosur dy persona në Shtërpcë.
Kështu është bërë e ditur nëpërmjet një njoftimi zyrtar nga Policia e Kosovës teksa thuhet se njëra nga ta është një fëmijë 11 vjeçar dhe tjetri është një 31 vjeçar.
Mediumi Serb, Kosovo Online ka publikuar një video teksa shihet një fëmijë i cili është qëlluar me armë i cili është i shtrirë duke u dërguar në spital.
Kujtojmë se një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në komunën e Shtërpcës, që është lokalitet i banuar me shumicë serbe.
Sipas informacioneve të para, bëhet fjalë për dy të rinjë. Në fakt, siç kanë raportuar mediet, një fëmijë 11-vjeçar ka mbetur i plagosur dhe po ashtu një 31-vjeçar.
"Sot, datë 06.01.2023 rreth orës 15:19 policia e stacionit në Shtërpcë ka pranuar një informacion se në fshatin Drajkovc të Shtērpcës dy persona, njëri rreth 11 vjeçar dhe tjetri rreth 31 vjeçar janë plagosur nga arma e zjarrit nga personi/persona të panjohur i cili/të cilët ishin me një automjet të udhëtarëve në lëvizje, që po qarkullonte nga Shtërpca në drejtim të Ferizajt dhe më pas janë larguar nga vendi i ngjarjes." - thuhet në njoftim.