Psikologu Telaku kërkon falje pasi e lidhi Zana Avdiun me 'lakminë për p****': Do të mësoj nga ky lëshim - NACIONALE

Psikologu Telaku kërkon falje pasi e lidhi Zana Avdiun me 'lakminë për p****': Do të mësoj nga ky lëshim

1 vit më parë

nga NACIONALE

Psikologu Naim Telaku ka kërkuar falje në një storje të bërë në Facebook për komentin tmerrues që bëri për aktivisten Zana Avdiu.

Çka tha Telaku? Në mënyrë publike, ai bëri një ‘diagnostikim’ të Zana Avdiun duke e lidhur atë me Kompleksin e Elektras dhe ‘lakminë (zilinë, xhelozinë) për penis’.

Pas reagimeve të shumta denoncuese ndaj komentit të tij, ai tashmë ka kërkuar falje.

“Njerëz jemi. Gabimin e kemi brenda qenies tonë.” – nisi komentin e tij Telaku.

“...unë e ndjej që të kërkojë falje për deklaratën time dhe të them që kërkimfalja është njerëzore... Do të mësoj nga ky lëshim...” – vazhdonte më tej Telaku.

Nuk e dimë nëse ai do të ofrojë dorëheqje nga ndonjë pozicion që mban, apo thjesht do të mjaftohet me këtë deklaratë.

Lajme të ngjashme