Psikologjia dhe emocioni në tregtinë me kriptovaluta - NACIONALE

Psikologjia dhe emocioni në tregtinë me kriptovaluta

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Në këtë artikull do të shqyrtojmë PSIKOLOGJINË dhe EMOCIONIN, dhe do të shohim pse është e rëndesishme njohja e tyre, dhe si mund të ndikojnë ato në trading (tregtinë) tuaj.

Psikologjia e investitorëve është një pjesë shumë e anashkaluar e trading (tregtisë), veçanërisht në një trade (tregeti) si ajo e kriptos, për shkak të lëvizjes së shpejtë dhe fitimit të madh në treg.

Megjithatë, të kuptuarit dhe kontrollimi i tij, është një pjesë masive e menaxhimit të rrezikut dhe sigurimit që ju jeni profitable trader (tregtar fitimprures).

FEAR and GREED (FRIKA dhe LAKMIA)

Dy emocionet që do t’ju ndjekin gjatë gjithë kohës që bëni trade (tregti), janë fear (frika nga humbja) dhe greed (lakmia për të fituar më shumë). Frika nga humbja e kapitalit ose të qenët i pangopur në një profit potencial, ka shumë gjasa që ta prishë hyrjen në trade, ose edhe trade-in në të cilin gjendeni, duke dalë shumë herët apo shumë vonë nga ai trade (tregti) dhe kështu përfundoni me humbje gjithsesi.

Ka një numër të madh rregullash se si t’i kontrolloni ato emocione, madje edhe se si ti shfrytëzoni ato për të përfituar në trade (tregti).

  • Planifikoni trade (tregtinë) tuaj, nga fillimi deri në fund, PARA se të hyni në të.

Përdorimi i stop-loss (ndalimi i humbjes) apo sell orders, mund të eliminoje një pjesë të madhe të faktorit njeri në trading tuaj, pasi ato (stop-loss dhe sell orders) pasi ti vendsoim ne, realizohen në mënyrë automatike.

  • Ju duhet të krijoni një strategji daljeje përpara se të vendosni trade-in tuaj. Shikoni rezistencat e forta te mëparshme dhe volume indicators (treguesit e volumit), pastaj përdorni këto për të vendosur stop-profit (ndalesa e fitmit) ose sell order për ta përmbyllur këtë trade (tregti) në profit (fitim).
  • Një mënyrë tjetër për të siguruar fitimin tuaj, është që të vendosni një përqindje të fitimit (10-15% apo varesisht sa mendoni që mund t’i fitoni gjatë ditës brenda një trade), dhe të dilni menjëherë nga trade sapo ta arrini atë fitim.
  • Një rregull që e dëgjoni shpesh është që t’i tërhiqni 50% të fitimit. Kjo rregull është për ta larguar lakminë. Lakmia do t’ju largojë mundësitë për të fituar aq shpejt sa frika për të humbur, në disa raste edhe më shumë.

Illiquidity dhe volatility (jolikuiditeti dhe paqendrueshmeria) në kripto ndonjëherë mundëson fitime MASIVE në trade. Por duhet pasur parasysh që çdo ngritje ka edhe ulje.

Të gjithë kemi dëgjuar për FOMO (Fear of Missing Out, shqip: frika mos po na ik diçka) dhe na kanë thënë që mos të ndjekim ngritjet e mëdha, dhe kjo është e arsyeshme, sepse:

Hyrja në një trade në mes të rritjes së madhe, e rrit dukshëm potencialin negativ (të ketë rënjë të madhe) kështu pra rrezikoni kapitalin tuaj. Ndodh që menjëherë ta shihni një rritje, por nëse një whale (balenë; një person apo grup personash që mbajnë një sasi shumë të madhe të BTC apo altcoins, duke ia mundësuar atyre të ndikojnë direkt në market) e tërheq fitim e tij, gjasat janë të mëdha që të ketë rënjë të shpejtë duke jua pamundësuar juve që të dilni me fitim nga ai trade.

Mosterheqja e profitit (fitimit) mund të jetë po aq e keqe sa FOMO. Duke u përpjekur që të fitoni në çdo rritje të madhe, ju mund të përfundoni me humbje, përkunder mundësisë që keni pasur të dilni kur keni qenë në profit (fitim).

EXPOSURE and DIVERSITY (EKSPOZIMI DHE DIVERSITETI)

Një pjese të madhe të zbutjes së efektit të emocioneve gjatë trades është diversifying (diversifikimi) i portofolit tuaj dhe menaxhimi i ekspozimit tuaj per çdo trade. Ekspozimi është përqindja totale e një aseti në portofolin tuaj, dhe diversiteti është numri i aseteve qe ju i keni në portofolin tuaj. Një pikënisje e mirë për portofolin tuaj do të ishte:

70% KAPITAL I LARTË – RREZIK I ULET

20% KAPITAL MESATAR - RREZIK I ULËT DHE I LARTË

10% KAPITAL I ULËT – RREZIK I LARTË

Rregulli dikur ishte 70% në BTC, megjithatë kishte disa projekte të dëshmuara me kapital të lartë të cilat mund të jenë mjaft të suksesshme.

Siç mund ta shihni, ju do të donit që ekspozimi më i madh i portofolit tuaj të jetë në pozicionin e rrezikut më të ulët (lowest risk positon), dhe rreziku më i lartë më së paku në ekspozim. Kjo do t’ju mundësoje që të keni sa më pak emocione të cilat mund ta kontrollojnë trade-in tuaj. Kjo mund të rregullohet në varësi të aftësive tuaja të menaxhimit të rrezikut.

Ju ndoshta keni menduar pse nuk i keni vendosur 75% të portofolit tuaj ne coina që janë rritur 300%? Arsyeja pse ju nuk doni ta bëni këtë është sepse zvogëlimi i ekspozimit tuaj ndaj një trade zvogëlon dëshiren për të marrë vendime të guximshme dhe emocionale, dhe kështu duke e reduktuar rrezikun për portofolin tuaj.

Përbërja e fitimeve nga disa trade me rrezik të ulët, është shumë më e lehtë per t’u menaxhuar sesa përpjekja për të fituar sa më shumë nga një trade i vetëm por me rrezik të lartë.

TAKE ADVANTAGE or be TAKEN ADVANTAGE of

Pra, duke ditur që ne mund të vendosim masa për të kontrolluar emocionet tona, atëherë si mund t’i përdorim këto njohuri për ta ‘lexuar’ marketin më mirë?

Ju mund të flini qetë kur e dini që ÇDO TRADER (TREGTAR), ose është dorëzuar, ose ka përdorur avantazhin e tij ndaj fear (frikës) dhe greed (lakmisë).

Tash, në cilën anë dëshironi të jeni? Dëshironi të bëni trade me traders (tregtarët) që bien pre e emocioneve të veta apo kundër tyre?

Duhen vite përvojë në trade për t’u bërë gjakftohtë dhe pa emocione, që shet kur të gjithë të tjerët janë nën efektin e emocioneve, dhe blen kur të gjithë janë të frikësuar, por fatmirsisht në kripto kemi nje market që leviz shumë shpejt dhe na mundëson te mësojme shpejt, po ashtu t’i përdorim avantazhet ndaj të tjerve.

Ju mund t’i vëreni këto momente në cikël pothuajse në çdo chart (graf) që ju shikoni, dhe mundësia për t’i parë këto momente do t’ju mundësojë që me një shikim dhe analizë të thjeshtë ju të vendosni nëse do të vazhdoni të bëni trade apo të prisni për një mundësi tjetër më të mirë.

Është në natyrën njerëzore që të biesh në ato gracka, por t’i kuptosh ato ndjenja dhe t’i përdorësh ato në favorin tënd, atëherë ju mund të fitoni aty ku të tjeret humbin.

Si përfundim; planifikoni trades (tregtit), diversifikoni portofolin tuaj dhe zvogëloni ekspozimin tuaj ndaj rrezikut. Mos harroni t’i merrni gjërat qetë dhe ngadalë, mos lakmoni shumë dhe do të jeni ne profit (fitim)!

Lajme të ngjashme