Pse VV bënte thirrje për Bashkim Kombëtar? Sondazhi na lë gojëhapur
Administratorët e gazetës Nacionale në Viber e kanë hapur një sondazh me një pyetje pak më të ndryshme se herëve tjera. Dhe, edhe përgjigja është më e papritur se asnjëherë.
Ky sondazh u hap pas deklaratave të eksponentëve të pushtetit në lidhje me Bashkimin Kombëtar dhe Republikën e Kosovës.
“Rrnoftë Republika e Kosovës,” – tha fillimisht Hajrulla Çeku. Harxhoi pak rrymë Artane Rizvanolli që shkroi thjesht “Rrnoftë!”.
Më pas, e kishim edhe një deklarim nga ana e deputetit Artan Abrashi që u shpreh se nuk ishte mirë që bashkimi kombëtar të përmendej publikisht.
E, lexuesit e Nacionales kanë dhënë qëndrimin e tyre pse VV dikur bënte thirrje për Bashkim Kombëtar.
U vendosën tri alternativa: “Nuk e njihte politikën realiste”, “Për të marrë më shumë vota” dhe “Diçka tjetër”.
Por, alternativa e parë nuk fitoi. Në fakt, vetëm 6% kishin mendimin se VV bënte thirrje për Bashkim Kombëtar sepse nuk e njihte politikën realiste.
92% thanë se “për të marrë më shumë vota”, ndërkohë vetëm pak më shumë se 1% votuan “diçka tjetër”
Për t'u bërë pjesë e sondazhit, ju ftojmë të klikoni KËTU.
