Pse të zgjedhni KESCO Energy për biznesin tuaj?
Në një treg energjetik gjithnjë e më dinamik, ku bizneset e Kosovës tashmë janë pjesë e tregut të hapur, zgjedhja e furnizuesit të duhur bëhet një vendim strategjik. KESCO Energy, si lider në furnizim me energji elektrike, është pozicionuar si zgjedhja më e besueshme për mijëra konsumatorë që kërkojnë transparencë, përvojë dhe partneritet afatgjatë.
Lider në tregun energjetik të Kosovës
Me përvojën më të gjatë në furnizimin me energji elektrike dhe një portofol të gjerë klientësh, KESCO ka ndërtuar një emër që njihet për profesionalizëm dhe stabilitet. Në kohën kur shumë biznese po dalin nga Furnizuesi i Mundësisë së Fundit dhe po kalojnë në treg të hapur, KESCO ofron zgjidhje të qarta, transparente dhe të personalizuara.
Shërbime Premium për bizneset në treg të hapur
Për të përmbushur nevojat e reja të konsumatorëve komercialë, KESCO ka krijuar KESCO Premium – një qendër dedikuar biznesit, me staf të specializuar dhe mbështetje të vazhdueshme. Çdo biznes që kalon në treg të hapur përfiton nga:
- Analizë profesionale e konsumit
- Oferta të personalizuara sipas profilit energjetik
- Proces të lehtësuar për lidhjen e kontratës
- Asistencë të vazhdueshme teknike dhe komerciale
Transparencë në çdo ofertë
KESCO angazhohet për një komunikim të hapur dhe të sinqertë me çdo klient. Çmimet dhe kushtet janë të qarta, dhe çdo ofertë ndërtohet mbi bazën e konsumit real dhe nevojave të veçanta të biznesit. Kjo filozofi e shërbimit është ajo që ka rritur besimin tek KESCO si furnizues i qëndrueshëm në tregun e lirë.
Si të aplikoni?
Çdo biznes që dëshiron të marrë një ofertë nga KESCO, duhet të dërgojë një email në: bizline@kesco-energy.com duke bashkëngjitur Certifikatën e biznesit dhe numrat e konsumatorëve që dëshiron të përfshijë në kontratë. Pas pranimit të kërkesës, ekipi i KESCO kryen kalkulimet dhe dërgon një ofertë të personalizuar në kohë optimale.
*Artikull i sponsorizuar!