Protestohet para Prokurorisë në Prishtinë, kërkohet lirimi i dy aktivistëve që u arrestuan dje - NACIONALE

Protestohet para Prokurorisë në Prishtinë, kërkohet lirimi i dy aktivistëve që u arrestuan dje

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Dje në Prishtinë në Sheshin “Zahir Pajaziti” është protestuar kundër vrasjeve të grave, ku edhe janë arrestuar dy aktivistë.

Sot, disa nga aktivistët e kanë kërkuar lirimin e dy protëstuesve që u arrestuan dje.

Aktivistja e Kolektivit Feminist, Trina Binkau, ka kërkuar ka thënë se është e papranueshme që dy aktivistët që protestuan dje të trajtohën në këtë mënyrë. Ajo ka thënë se Ministri i Punëvë të Brendshme Xhelal Sveçla bashkë me Ministrën e Drejtësisë, Albulena Haxhiu duhet të kërkojnë lirimin e tyre.

E shohim te papranueshme qe dy aktiviste qe te trajtohen ne kete menyre. Ministri Sfecla dhe ministrja Haxhiu duhet me kerku lirimin e tyre”, ka thënë Binaku.

Gazetari i Nacionales, Vullnet Krasniqi i cili po raporton nga vendi i ngjarjes ka siguruar edhe disa fotografi teksa shihen disa aktivistë të cilët janë para objektit të Prokurorisë.

Tutje siç njofton gazetari në terren, Vullnet Krasniqi, ata kanë paralajmëruar protesta të përditshme deri sa të bëhët lirimi i aktivistëve.

Çdo ditë protestë deri të lirohen aktivistet dhe të bëhet dicka konkreteaktivistet akuzohen per rrezikim te pergjithshem por eshte qesharake me pa krejt këtë angazhim te shtetit për dy aktiviste ndërsa kriminelet enden të lira”, ka thënë Binaku.

Lajme të ngjashme