Profesor Smajljaj: Në vitin 2025 konteksti ndërkombëtar do të jetë edhe më i pafavorshëm për Kosovën
Profesori i Shkencave Politike, Avdi Smajljaj ka thënë se kontekti ndërkombëtar për Kosovën është më pak i favorshëm tani se sa në vitin 2022.
Ai në një shkrim në Facebook, ka thënë se në vitin 2025, “ky kontekst do të jetë edhe më i pavavorshëm”.
Sipas tij, kjo po ndodhë për shkak të ndryshimit nga projekt-marrëveshja me njohje, në projekt-marrëveshje me njohje më të vonshme, apo ndoshta edhe pa njohje.
“Për vendet siç jemi ne aktualisht, tek të cilat ndikojnë direkt ndryshimet në nivel ndërkombëtar, këto zhvillime duhej parë me shqetësim të shtuar, dhe ndaj të cilave do të duhej ofruar përgjigje”, ka thënë tutje ai.
Postimi i plotë:
Në 2022 konteksti ndërkombëtar është më pak i favorshëm për ne se sa në 2020.
Në 2025 ky kontekst do të jetë edhe më i pafavorshëm.
Indikatori më fuqishëm i këtij ndryshimi është rrëshqitja aktuale nga projekt-marrëveshja me njohje, në projekt-marrëveshje me njohje ndoshta të mëvonshme, e dikur ndoshta edhe pa njohje.
Për vendet siç jemi ne aktualisht, tek të cilat ndikojnë direkt ndryshimet në nivel ndërkombëtar, këto zhvillime duhej parë me shqetësim të shtuar, dhe ndaj të cilave do të duhej ofruar përgjigje.