Priten reshje, parashikimi i motit për sot - NACIONALE

Priten reshje, parashikimi i motit për sot

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Gjatë ditës së sotme në vend pritet të mbajë mot i ndryshueshëm.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se prite të ketë vranësira që do të vazhdonë edhe të dielën.

“Reshjet më intensive parashihen ditën e diel, ku do të ketë edhe shkarkime rrufesh, por edhe dita e shtune parashihet të ketë reshje në shumë zona." - ka informuar IHMK.

Temperaturat minimale gjatë këtyre dy ditëve të vikendit do të lëvizin ndërmjet 12-16 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 21-28 gradë Celsius.

Lajme të ngjashme