Prishtinë: Në kulmin e shtëpisë gjendet trupi i një burri, rasti po hetohet
Një vdekje e dyshimtë është raportuar në Policinë e Kosovës.
Trupi i një burri është gjetur në kulmin e shtëpisë në lagjen Sharban të Prishtinës.
Postimi:
Rreth orës 20:30 është raportuar se në lokacionin e cekur është gjetur në kulmin e shtëpisë trupi i viktimës mashkull kosovar. Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitë përkatëse policore së bashku me ekipin e emergjencës të cilët e kanë konstatuar vdekjen e viktimës. Në vendin e ngjarjes ka dal edhe IML të cilët trupin e pa jetë e kanë dërguar për obduksion. Rasti është duke u hetuar.