Prishtina, një kryeqytet që po mbetet pa frymë - NACIONALE

Prishtina, një kryeqytet që po mbetet pa frymë

1 muaj më parë

nga NACIONALE

Në shumë lagje të Prishtinës, qyteti duket ndryshe nga ç’ishte dikur jo vetëm në pamje, por në mënyrën se si ndihet. Eurisa Rukovci, banore në lagjen Mati të kryeqytetit, thotë se përditshmëria është bërë gjithnjë e më e vështirë për shkak të mënyrës si është ndërtuar lagjja përreth.

Rrugët janë aq të ngushta sa duket sikur dikush ka projektuar lagjen me një laps të thyer, dhe ka thënë mirë është, le të jetojnë njerëzit këtu,” thotë ajo. Lëvizja me fëmijë ose karrocë është “një lojë mbijetese ku pengesat shtohen sa më shumë afrohesh te shtëpia jote”, shton ajo.

Sipas Eurisës, lagjja ka humbur funksionin social sepse mungojnë hapësirat e përbashkëta.

Nuk ka një vend të ulesh, asnjë qoshe për të marrë veten”. Njerëzit kalojnë pranë njëri-tjetrit “siç do të kalonin në një korridor spitali”, pa u ndalur, pa parë njëri-tjetrin. Për të, kjo nuk është më lagje është “thjesht një vend ku njerëzit vijnë dhe ikin”.

Dimri e rëndon edhe më shumë përditshmërinë për të. “Ajri bëhet aq i rëndë sa duket sikur e sheh, jo vetëm e ndjen”, thotë ajo, duke përshkruar pluhurin, zhurmën dhe izolimin që e detyron komunitetin të mbyllet brenda.

Artikulli i plotë nga GenVox:

Lajme të ngjashme